Udhëzimet fillestare janë të domosdoshme për çdo ndërmarrës, veçanërisht për bizneset që sapo kanë lindur. Vëmendja kërkohet që të jetë akoma më e madhe nëse biznesi është duke prodhuar në natyrë në vend të shitjes. Shkalla e biznesit: pavarësisht a është i madh, mesëm apo i vogël është faktor determinues për këtë qështje. Në këtë artikull, një ndër ndërmarrësit më të suksesshëm, Z. Ajdin Sejdiu ndan me ne 5 këshilla për fillimin e biznesit tuaj.
- Analizë e vetvetes
Elementi kryesor esencial i secilit biznes është “Rreziku” që bazohet në një shpirt aventure të mbështetur nga një mendjemprehtësi biznesi, zakone aktive fizike, largpamësi, të qenët i shoqërueshëm, sensi i gjykimit të drejtë, gjakftohtësi, prapavijë arsimore dhe familjare, kualitete udhëheqëse dhe mburojë nga vështirësitë financiare. Pas një analize të plotë të vetvetes, thoni mendjes tuaj “Unë mund ta bëj këtë; Unë do ta bëj atë”. Durimi, besimi dhe durimi janë çelësat kryesor për të pas sukses në biznes.
- Fizibiliteti Financiar dhe Tenik
Bëni një raport të fizibiliteti varësisht në bazë të njohurive tuaja teknike dhe financiare ose merrni ndihmë konsultuese nga firmat e supozuara. Përfitimi, Kthimi në Investim dhe periudha e kthimit të parave të investuara në kompani janë indikatorët kryesorë për fillimin e çfarëdo biznesi. Duke bërë një SWOT Analizë për të analizuar: Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet e biznesit të propozuar na jep udhëzuesin më të mirë për marrjen e vendimeve.
- Përceptimi teknik i faktorëve përbërës
Përbërësit kryesorë të biznesit, veçanërisht të natyrave prodhuese janë: Tregu, Njeriu, Makina, Paratë dhe Materiali. Njeriu duhet të ketë dituri rreth elementeve bazike të biznesit, burimeve të tyre, çmimit, teknikaliteteve dhe mundësive të vjetërsimit dhe burimeve të financimit. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është aseti më i rëndësishëm i çdo biznesi. Biznesi nuk mund të vazhdoj vetë. Kështu që, duhet bërë zgjedhja e “Njerëzve” të duhur për llojin e biznesit që ju jeni duke synuar të investoni.
- Statusi i produktit
Ju mund të hasni në konkurrencë për ndonjë produkt i cili tashmë është stabilizuar në market, mirëpo ju gjithnjë mund të gjeni një rrugë tjetër se sit ë merrni një pjesë të tregut ekzistues. Mirëpo, nëse produkti është i ri në treg dhe konsumatorët nuk janë të njohur me produktin, atëherë do të jetë një detyrë e vështirë për të krijuar një treg të ri. Për një produkt ekzistues, ju do të keni një avantazh mbi konkurrencën tuaj nëse ju shtoni veçori të reja në formë të përfitimeve të myshterinjëve.
- Zvogëlimi i periudhës së lindjes
Koha është para. Kështu që, sa më herët që projekti gjeneron të ardhura, përfitimi maksimal do të mund të mblidhet nga biznesi. Kështu pra projekti i biznesit duhet të ndahet në periudha më të vogla të aktiviteteve me afate të cilat duhet të mbërrihen dhe mbikqyren si dhe të menagjohen në kompletim me sa më pak humbje kohe.